Ky është 23-vjeçari i dyshuar për narkotikë që sulmoi fizikisht policin civil në Gjilan, përfundon në pranga

Zyrtarët policorë si gjatë kohës kur janë në kryerje të detyrës, e edhe atëherë kur janë me rroba civile, ndodh t’i zë sherri me qytetarë, të cilët në shumë raste i ofendojnë, kërcënojnë e sulmojnë ata.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në lagjen Dardania në Gjilan, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht një polic.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari është Liburn Limoni, 23-vjeçar.

E gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në afërsi të një fushe sporti, ku zyrtari policor kishte hasur në Limonin, i cili është i dyshuar për posedim të paautorizuar të narkotikëve.

Në momentin që polici në rroba civile i ishte afruar të dyshuarit, ky i fundit ka shfaqur sjellje agresive duke e fyer dhe i njëjti më pas dyshohet se ka sulmuar fizikisht policin.

Si pasojë e dhunës me të cilën u përball, zyrtari policor ka marrë lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore, ndërkohë që i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Pengim i personit zyrtar’ dhe ‘Lëndim i lehtë trupor’

Ndryshe, rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka penguar zyrtaret policor në rroba civile duke i sulmuar fizikisht. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokuronit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lexo edhe:  Jakup Krasniqi bëhet gjysh për herë të parë, mbesa e tij merr emrin Toskë