E rëndë: Gjendet pa shenja jete një burrë në shtëpinë e tij në Istog – Policia nis hetimet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje pasdite në fshatin Shalinovicë në Istog, ku një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Lidhur me rastin, Policia tashmë ka nisur hetimet.
Siç mëson Sinjali, rasti ka ndodhur në orët e pasdites, kur Policia dhe Autoambulanca intervenuan pas denoncimit të ngjarjes së trishtë.
Ekipi mjekësor i Emergjencës pas ekzaminimeve për shenjat vitale në trupin e viktimës, kanë konstatuar se ai ka ndërruar jetë.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të marrë informacionet e para që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.’