71 vjeçari nga Opoja, me traktor pastron rrugët e fshatit të mbuluara nga bora

Nga mbrëmë në Kosovë kanë nisur reshjet e borës ku kanë mbuluar të gjithë vendin.

Kompanitë që janë të kontratkuara për mirëmbajtjen e rrugëve këtë herë janë më aktive dhe po mundohen të pastrojnë rrugët.

Megjithatë, jo pak rrugë nëpër fshatra mbesin të papastruara.

 

Andaj,  një rast tejet i veçantë vije nga Opoja ku një banor me traktor ka nisur të pastrojë rrugët e fshatit.

Në një video të publikuar nga ATV shihet se si 71 vjeçari nga Opoja, Agush Qafleshi me traktorin e tij në mënyrë vullnetare pastron rrugët e fshatit që janë të mbuluara nga bora

Lexo edhe:  Aksident trafiku në Fier, humb jetën një zyrtar policor