Policia e shpëton personin që deshi t’i japë fund jetës së tij te Penda e Livoçit
Policia e shpëton personin që deshiNjë person ka alarmuar Policinë mbrëmë në Gjilan, pasi i njëjti ka paralajmëruar se do t’i japë fund jetës së tij te Penda e fshatit Livoç i Epërm. Personi në fjalë rreth 40-vjeçar, po qëndronte në murin e pendës, me qëllim që të lëndojë veten, teksa njësitë policore po tentonin që ta bind që mos ta kryejë aktin, raporton Gazeta Sinjali.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka thënë se zyrtarët policorë që kanë intervenuar në rast, kanë arritur që ta bindin personin që të tërhiqet nga muri.
I njëjti më pas është dërguar në trajtim mjekësor.
“Ju njoftojmë se personi i cili dyshohej se ka tentuar ta lëndoj vetën te penda e fshatit Livoq i epërme, tani njësitet ndihmëse kanë arrit që ta bindin dhe personi është arritur që të tërhiqet nga muri, personi është marr nga ndihma e shpejtë dhe tani është në përkujdesje të mjekëve. Njësitet tjera janë tërhequr nga vendi i ngjarjes. Policia e Kosovës njësitet hetuese janë duke i hetuar rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Hashani