Policia i gjen një pushkë automatike dhe disa granata dore, arrestohet 83 vjeçari

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka arrestuar një të dyshuar për vepër penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas Policisë, sot rreth orës 17:00, në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata, Stacioni Policor në Gjakovë mbështetur nga njësia për reagim të shpejt, ka kryer kontroll në fshatin Dobrosh-Gjakovë, në vendbanimin e të dyshuarit S. Q., shtetas i Republikës së Kosovës, i lindur në vitin 1939.

“Gjatë kontrollit në posedim të tij është gjetur një pushkë automatike AK47 (e cila është konfiskuar si provë materiale) dhe disa granata dore. Pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave tjera, me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Lexo edhe:  Papichulo’ aktivizohet në mbrojtje të garave ilegale, publikon video nga autostrada