Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim
Sot na pret mot më i ngrohtë, me intervale kohore me diell dhe vranësira të shpeshta lokale. Në disa zona priten edhe riga të pakta lokale shiu kryesisht në rajonin e Dukagjinit.
Temperaturat minimale deri në -4 gradë Ceslius, ndërsa ato maksimale shënojnë rritje të ndjeshme deri në 10 gradë Celsius për shkak të rrymimeve të fuqishme ajrore në atmosferë nga jugu.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të shpeshta të cilat vetëm në disa zona mund të kushtëzojnë ndonjë rigë shiu sidomos në Mal të Zi dhe veri të Shqipërisë.
Të enjten destabilizim i fuqishëm i motit sidomos në Shqipëri ku nganjëherë priten stuhi të fuqishme lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë, ndërsa në Kosovë mund të vjen ndonjë sistem më i dobësuar që në orët e pasdites ose mbrëmjes mund të kushtëzojë rrebeshe shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.
Të premten na pret mot i ndryshueshëm, me intervale kohore me diell dhe vranësira të shpeshta e riga lokale shiu, ndërkohë që në orët e vonshme Kosova përfshihet nga reshje bore që do të krijojnë shtresa bore në gati tërë territorin e Republikës.
Të shtunën dimër i vërtetë, me reshje bore në Kosovë, Maqedoninë Veriore dhe Luginën e Preshevës. Në gati tërë rajonin do të krijohen shtresa bore me përjashtim të viseve mesdhetare të Shqipërisë ku priten kryesisht vetëm reshje shiu, duke mos përjashtuar që në disa zona të paraqiten fjolla bore. Në viset kontinentale të Shqipërisë pritet dimër i vërtetë me reshje bore e erëra të forta verilindore. Reshje nganjëherë të dendura bore dhe shtresa bore priten edhe në gati tërë territorin e Maqedonisë së Veriut./MeteoBallkan