Shpërthim i fuqishëm në Serbi – përfshihet nga flakët një fabrikë, një viktimë dhe katër të plagosur
Një fabrikë në Serbi është përfshirë nga flakët pas një shëprthimi të fuqishëm, ndërsa për pasojë ka ndërruar jetë një punonjës dhe janë plagosur katër të tjerë.
Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar se shpërthimi ka ndodhur në fabrikën “Trail” në Krushevc, ndërsa të plagosurit janë dërguar nën kujdesin mjekësor.
Sipas mediave serbe pas shpërthimit, shkaku i të cilit është ende i paditur, fabrika është përfshirë nga flakët duke shkaktuar dëme të mëtejshme.
Autoritetet përkatëse ende po punojnë për sigurimin e perimetrit dhe shuarjen e flakëve në fabrikë.