Vendet që mbesin pa energji elektrike
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se ne do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.
Si rezultat në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.
Ky është orari sipas rajoneve:
Prishtinë
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
1.
TS 35/10 kV Koliq do të ndërprehet
Dalja 10 kV Grashticë Radashec ( Kodi: 14016001) prej orës 10:30 deri ne ora 15:30
Vendet: Grashtice dhe Radashec.
Arsyeja: Ndërprerje emergjente, zëvendësimi i shtyllave të tensionit të mesëm me shtylla të reja.
2.
Nga TS 220/35/10(20)[kV] Podujeva do të ndërprehet:
Dalja 10kV Llausha (kodi: 14000013) prej orës 10:00 deri në ora 14:00
Vendet: Dumnicë, Llaushë, Doberdol, Zakut, Kërpimeh, Metehi, Repë, Tashevc, Pollatë, Dvorishtë, Sllatinë, Reçicë, Zhiti, Sylejvicë, Brecë, Tërnavicë, Murgull dhe Marincë.
Arsyeja: Ndërprerje emergjente, demontim i shtyllave 10[kV].
Mitrovicë
Punime në projekte investive
1.
Nga NS 110/10[kV] Mitrovica 2 do të ndërprehet:
Dalja 10kV Shipoli (kodi: 70000001) nga ora 09:00 deri në ora 17:00
Vendet: rrugët: Agim Çavdërbasha, Ali Hadri (një pjesë), Dëshmorët e Kombit, Emin Duraku (një pjesë), Eqrem Çabej (një pjesë), Gazmend Baliu (një pjesë), Gjon Belushi, Ilaz Kodra, Marie Kraja (një pjesë), Ndre Mjeda (një pjesë), Pjetër Budi, Shkodra, Elez Begu (një pjesë), Nora Kelmendi (një pjesë), Sami Gashi (një pjesë), Selman Vojvoda (një pjesë), Jetish Bajrami (një pjesë) dhe Sylë Vokshi (një pjesë); fshatrat: Frashër i Vogël (një pjesë), Lushtë, Pirç, Shipol, Vaganicë, Vaganicë e Poshtme, Vaganicë e Epërme, Vërnicë dhe Zhabar i Epërm (një pjesë).
Arsyeja: Projekte investive, përmirësimi i vërejtjeve të dhëna nga komisioni i pranimit teknik në projektin Shipoli.