Gjeodeti kosovar është njëri nga viktimat e aksidentit të rëndë në Shqipëri

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë. Nga përplasja e tre mjeteve, humbi jetën drejtuesi i një prej makinave.

Mësohet se njëri nga viktimat është Gentrit Rizani nga Krojmiri i Lipjanit. I ndjeri ishte gjeodet në Lipjan për shumë vite.

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, në emër të të gjitha institucioneve komunale, e ka ngushëlluar familjen Rizani për vdekjen e Gentritit.

Lexo edhe:  Vrasje në tentativë në Prishtinë: Dy persona qëllojnë me armë në drejtim të viktimës dhe ‘zhduken’