Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot na pret mot me diell dhe vranësira të pakta lokale.

Mëngjesi i hershëm do të jetë mjaft i ftohtë dhe me acar të fortë polar ku temperatura minimale mund të ulet deri në -11 ose -12 gradë Celsius në zonat më të ftohta. Gjatë paradites- dites zbutje e acarit polar dhe do të fillojnë të fryjnë erëra paksa më të ngrohta nga jugperëndimi të cilat do të rrisin temperaturat maksimale deri në 7 ose 8 gradë Celsius.

Në fillim do të duket sikur erërat janë shumë të ftohta për shkak të mbetjeve të acarit të fortë polar.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe shtim lokale të vranësirave. Pasdite vonë në disa zona të Shqipërisë dhe Malit të Zi priten reshje të pakta, lokale shiu e bore.

Të Hënën na pret mot i ndryshueshëm dhe jo i ftohtë, me intervale kohore me diell, vranësira të shpeshta e në shumë vise edhe reshje shiu. Ka gjasa edhe për rrebeshe lokale. Reshje më intensive priten në Mal të Zi dhe veri-veriperëndim të Shqipërisë ku priten edhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në Kosovë reshje dhe rrebeshe të pakta lokale, paksa më intensive në disa pjesë të Dukagjinit.

Të Martën fronti i ftohtë sjellë reshje shiu e në Kosovë edhe reshje bore. Temperaturat shënojnë ulje rapide pas frontit në Kosovë, ndërsa të mërkurën menjëherë rritje e temperaturave./MeteoBallkan

Lexo edhe:  “Rrëshqiti në tualet”, vdes aksidentalisht vogëlushi kosovar