Incident në veri: Policia gjuhet me armë me një person në Mitrovicë, lëndohet një polic

Një incident ka ndodhur sot rreth mesditës në Mitrovicë të Veriut, ku Policia ka shkëmbyer zjarr me një person teksa po lëvizte me veturë.

“Jepi zë” mëson se janë përdorur edhe armët në këtë ngjarje që ndodhi tek tre rrokaqiejt.

Vetura që Policia tentoi ta ndalte, nuk u bind dhe goditi një polic, i cili mori lëndime.

“Jepi zë” ka siguruar fotografi nga vendi ku ka ndodhur, ku tani gjendet edhe KFOR-i.

Ndërkohë, Policia ka konfirmuar ngjarjen, duke konfirmuar se një polic është lënduar.

Lexo edhe:  ‘Bukuroshja’ nga Drenasi i përgjigjet Lulzim Hetemit: ‘Respekt për kryetarin’