Reagon për herë të parë Arbana pak orë para nisjes së “BBVA3”, ka dy fjalë për Ledionin

Moderatorja e njohur Arbana Osmani, për herë të parë ka bërë një reagim në prag të nisjes së edicionit të ri të formatit më të ndjekur “Big Brother Vip Albania 3”, e që këtë vit ndryshe si zakonisht, do të jetë nën drejtimin e Ledion Liços.

Ajo ka ndarë disa foto me bashkëpunëtorët në dy edicionet e para të këtij formati, duke i uruar suksese atyre dhe mikut të saj të vjetër, Ledionit.

Më tej, Arbana shpreh falënderim për të ndjerin Dritan Hoxha, për besimin që pati te ajo, duke falënderuar dhe dy vajzat e tij Lorin e Sarën.

Reagimi i plotë i Arbanës:

“Sonte fillon aventura e BB Vip, një aventurë e jashtezakonshme televizive, pjese e se ciles kam patur fatin dhe privilegjin të jem per shume vite me rradhë.

Perjetë falenderuese dhe mirenjohëse Tanit që me zgjodhi atehere kur besim te une nuk kishte askush, dhe Lorit e Sares me te cilat vazhduam per dy vite t gozhdojme shqiptaret para ekranit per muai me rradhe duke bere bashke gjithe familjen.

Shume suksese sonte mikut tim te vjeter @mr.ledionlico i dhe gocave te mia @lorinamixha @kristina.mere @petrina.gorica, you’ll do great, as always!

E në fund faleminderit juve, ndjekësve te mi, per te gjithe vleresimin dhe dashamiresine karshi meje. Ju lexoj dhe ju shoh gjithmone. Ju dua”, shkruan ajo.

Lexo edhe:  Humor e buzëqeshje, momente të mira mes Blerandos e Albës brenda shtëpisë