Tashmë kanë mbetur edhe 24 orë nga fillimi i sezonit të tretë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP Albania 3”.
Këtë edicion ky format pas suksesit të jashtëzakonshëm të edicionit të dytë, me aq sa ka deklaruar produksioni, ka bërë ndryshime drastike duke filluar nga teknologjia, prezantuesi e deri te numri i banorëve.
Nesër pritet t’ia fillojnë garës dyfishi i numrit të banorëve të edicionit të kaluar.
Ndryshe ngaqë jemi mësuar, kësaj radhe ky format do të udhëhiqet nga Ledion Liço.