Komuna e Drenasit shpall konkurs për 8 vende të lira të punës [DOKUMENT]

Drejtoria për arsim në komunën e Drenasit ka shpallur konkurs për 8 vende të lira të punës, përkatësisht për 8 mësimdhënës të disa lëndeve, raporton portali rajoni.org.

Pozitat e lira janë si në vijim:

1. Një mësimdhënës më 20 ore për perpunim druri, për vitin shkollor 2023/2024, më mundësi vazhdimi në IAAP “Fehmi Lladrovci”
– Nje mësimdhenes më 20 orë për Infermieri, për vitin shkollor 2023/2024, më mundësi vazhdimi në IAAP “Fehmi Lladrovci”
– Nje mësimdhenes me 10 orë për Infermieri, për vitin shkollor 2023/2024, më mundësi vazhdimi në IAAP “Fehmi Lladrovci”
2. Nje mësimdhenes/e per arsim fillor, më kohe te pacaktuar në SHFMU” Bajram Curri ” në Nekoc
3. Nje mësimdhenes/e per arsim fillor, deri me daten 26.12.2024, më mundesi vazhdimi në SHFMU” Shote Galica ” në Terdec
4.Nje mësimdhenes/e për Gjuhe Angleze, më kohe te pacaktuar në SHFMU” Azem Bejta ” në Shtutice
5. Nje mësimdhenes/e për Gjuhe Angleze, deri sa t kthehet mësimdhensja prej pushimit te lehonise në SHFMU” Gani Sylaj ” në Poklek të Ri
6. Nje mësimdhenes/e per arsim fillor, deri sa te kthehet mësimdhensja prej pushimit te
lehonise në SHFMU” Xheladin Gashi – Plaku ” në Komoran

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data e publikimit të konkursit.

Lexo edhe:  Aksident trafiku në Shipol: Njëri vozitës pa patentë shofer ndërsa tjetri pa regjistrim