I njohur me nofkën ‘Canki’, ky është i riu qe u plagos sot në Prishtinë

Një person është plagosur me armë zjarri në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.

Gazeta10 mëson se bëhet fjalë për Veton Gashin i njohur me nofkën ‘Canki’.

I njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Zëdhënësi i policisë në Prishtinë, Agron Borovci për Gazeta10, ka bërë të ditur se një person ka mbetur i plagosur nga kjo ngjarje.

“Rreth orës 20:15, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë një person ka marrë plagë nga arma e zjarrit. Ndërkohë që i plagosuri është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka bërë të ditur Borovci për Gazeta10.

Gjithashtu doktori kujdestar ne klinikën Emergjente, Ejup Govori për Gazeta10 ka treguar se gjendje e të plagosurit është stabile dhe është jashtë rrëzikur pë jetë sepse  ai ka plagosje në këmbë.

“Rreth orës 21:00 kemi pranuar një pacient me plagë nga arma e zjarrit në ekstremitete të poshtme. Pra, lëndime në këmbë. Gjendja e pacientit është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Pacienti do të vazhdojë të marr tretman të mëtejshëm mjekësor”, tha ai për Gazeta10.

Lexo edhe:  Kjo kompani ndan 5 mijë euro për 18 vjeçarin e diagnostikuar me leukimi