Shkoi për të marrë pensionin, ndërron jetë në zyrën postare i moshuari

Një 72-vjeçar nga fshati Vërdovë, ka ndërruar jetë në ambientet e një zyre postare në Pogradec, ku kishte shkuar për të marrë pensionin.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se i moshuari dyshohet se ndërroi jetë si pasojë e një sulmi në zemër.

Trupi i tij u ransportua në morgun e qytetit ndërkohë që policia dhe grupi hetimor po vijoj në punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes së 72-vjeçarit.

Lexo edhe:  Një person sulmon me shkop druri 41-vjeçarin në Fushë Kosovë, ia thyen dorën