Arrestohet pronari i kompanisë ku punonte 60-vjeçari që humbi jetën në Skenderaj

Dita e martë ishte e kobshme për familjen Ramadani, pasi që kryefamiljari i tyre, Ramadani 60-vjeçar, humbi jetën tragjikisht pas lëndimeve të marra në vendin e tij të punës në Skenderaj.

Ai ishte rrëzuar nga një lartësi derisa po punonte punë ndërtimore në një objekt ndërtimi në fshatin Obri.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se në kuadër të zhvillimeve hetimore lidhur me rastin, është arrestuar pronari i kompanisë ku punonte i ndjeri.

33-vjeçari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe ndaj tij është iniciuar rasti për veprën ‘Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’.

Kujtojmë se janë të shpeshta rastet kur punëtorët si shkak i kushteve jo të mira në punë, marrin lëndime të cilat kanë rezultuar të jenë fatale për ta.

Lexo edhe:  E rëndë në Gjilan: Një grua tenton t’i jap fund jetës duke u varur – familjarët e shpëtojnë mrekullisht