Djali rrah nënën birësuese

Një viktimë ka raportuar në polici se djali i saj, të cilin e ka birësuar, ushtron dhunë psikike dhe fizike ndaj saj.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:15, në Obiliq.

Viktima ka deklaruar në polici se dhuna e ushtruar është e herë pas hershme.

Policia ka bërë të ditur se të dy palët janë intervistuar.

Pas inicimit të rastit, të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.

Lexo edhe:  Elez Blakaj lajmërohet nga ShBA-ja pasi iu përmend emri në Kuvendin e Kosovës