Aksioni i Krimeve Ekonomike, arrestohet pronari i ‘Lakeside’

Departamenti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion i Prokurorisë Themelore në Prishtinë në koordinim me Policinë sot ka zhvilluar një operacion, për shkak të dyshimeve se disa zyrtarë dhe qytetarë janë përfshirë në veprat penale “Mashtrim në detyrë”, “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin” dhe “Shmangia nga tatimi”. Cak i bastisjeve ishin edhe pronat e pronarit të hotelit ‘Lake Side’, Feim Pulaj.

Sinjali mëson se njësitë policore kanë arrestuar Pulajn dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pulaj dyshohet për shmangie nga tatimi dhe dokumentim të rrejshëm.

Sipas informacioneve që ka Sinjali, dyshohet se dy biznesmenë dhe disa zyrtarë tatimorë janë hetuar pasi dyshohen se janë përfshirë në mashtrime.

Dëmi që konsiderohet që do t’i shkaktohej shtetit me këto veprime është vlerësuar të jetë rreth 3 milionë euro.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe:  “Veç nëse jom n’burg gjithë se”: Suharekasi arrestohet për dhunë ndaj gruas me të cilën bashkëjeton