Aksioni i Prokurorisë – bastiset prona e biznesmenit të njohur
Prokuroria Themelore në Prishtinë në koordinim me Policinë e Kosovës është duke zhvilluar një aksion që nga mëngjesi përfshirë disa lokacione në nivel të Kosovës. Aksioni ka nisur për shkak të dyshimeve se disa zyrtarë dhe qytetarë janë përfshirë në kryerjen e veprave penale “Mashtrim në detyrë”, “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin” dhe “Shmangia nga tatimi”.
Gazeta Insajderi nga burimet e saj ka mësuar se cak i Krimeve Ekonomike është edhe hoteli i biznesmenit, Feim Pulaj “LakeSide”, i cili ndodhet në Vermicë të Prizrenit.
Insajderi ka kontaktuar sërish zëdhënëses e Prokurorisë, Laureta Ulaj për të kuptuar më shumë detaje rreth këtij aksion që ende është duke e vazhduar, por e njëjta nuk ka dhënë ndonjë detaj të ri.
“Mund të konfirmojë se aksioni është duke vazhduar dhe s’mund të them asgjë më shumë”, u shpreh Ulaj.
Aksioni në nivel Kosovës ka nisur nga orët e hershme të mëngjesit të së martës.