Ky është i riu që kreu vjedhje në “Super Viva” në Lipjan, bie në prangat e Policisë

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri në biznese.

Marketet shumë shpesh janë cak i hajnave, të cilët herë vetëm e herë në grup arrijnë të kryejnë vjedhje. Policia ka arritur së fundmi ta arrestojë një person të dyshuar, që ka kryer vjedhje në një market në Lipjan

Siç mëson Sinjali, i dyshuari që u prangos është Vedat Shala, 23-vjeçar, i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Shala po dyshohet se në muajin nëntor, të vitit të kaluar, ka kryer vjedhje në marketin “Super Viva” në Lipjan, ku ka arritur të marrë gjësende ushqimore në vlerë të qindra eurove.

Denoncimi i rastit nga përgjegjësi i marketit ka aktivizuar Policinë, me ç’rast i dyshuari është identifikuar dhe gjatë ditës së djeshme u arrestua dhe u shoqërua në stacion policor.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i njëjti të dërgohet në mbajtje dhe brenda afatit ligjor të ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore.

Lexo edhe:  E rëndë: Ky është burri që u gjet i vdekur nga FSK-ja, ishte zhdukur që 10 ditë