Babai i një prej të sulmuarve në Mal të Zi: I kanë sulmuar nga sytë, djalin tim e kanë dërrmuar në kokë

Met Dervishi, babai i një prej të dhunuarve mbrëmjen e djeshme, ka deklaruar se ende nuk janë në dijeni për shkaqet e sulmit.

Në një prononcim për gazetarin e Top Channel, babai i Azem Dervishit tregon sesi e mësoi lajmin. Në momentet e para tregon ai, djali ka telefonuar dhe ka treguar sesi ndodhi ngjarja, ku u sulmuan rëndë nga disa persona të veshur me rroba ushtarake.

“U bashkua me shokët e punës. Makina ka qenë me të gjitha, targa gjermane, me dokumentacione, me siguracione. Djali punonte në Gjermani prej dy vitesh. U nisën, kontaktuam në orën 2 pa 20, tha tani po dalim jemi në rrugë. Sa kaluan 7-8 kilometra, në qendër banimi tha erdhën u sulën menjëherë. Sulmuan edhe të tjerë thanë, ishte këmba 48, ia fuste e bënte gropë. Asgjë nuk kanë komunikuar me gojë. I kishin marrë byzylykun nga dora. I kanë sulmuar nga sytë, këtë e kanë dërrmuar në kokë. Djali mori në telefon jam aksidentuar, kështu na kanë dalë me rroba ushtarake. Ata Malit të Zi thonë janë serbë”-tregon babai.

Lexo edhe:  Më shtrenjtë prodhimet “Made in Kosova” se ato të huajat