Prostitucioni në motele: Arrestohen një grua dhe një burrë në Llaushë të Skenderajt
Prostitucioni po vazhdon të jetë një fenomen mjaft shqetësues dhe një sfidë për institucionet në Kosovë. Autoritetet e vendit në vazhdimësi raportojnë për gra dhe burra që dyshohen për marrje me prostitucion, ku në shumicën e rasteve të dyshuarit janë të moshave të reja.
Një rast i tillë është zbuluar të ketë ndodhur për dy muaj me radhë në një motel në fshatin Llaushë të Skenderajt, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se këtë herë janë arrestuar dy persona, një grua dhe një burrë, të cilët dyshohen për mundësim ose detyrim në prostitucion, vepër kjo që e kanë kryer gjatë muajit mars dhe prill në motelin “Dini”.
Burime thonë se bëhet fjalë për një 22-vjeçare dhe një 27-vjeçar, të cilët pas arrestimit, të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar nga hetuesit policore në lidhje me veprën me të cilën ngarkohen.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tyre kanë nisur hetimet që zbardhin rrethanat e rastit.