Aksident i rëndë në Shqipëri: Vetura përplas babë e bir, vdes 4-vjeçari

Një 4-vjeçar ka gjetur vdekjen pas një aksidenti tragjik që u regjistrua mbrëmjen e sotme në zonën e Tapizës në rrugën Fushë Krujë – Tiranë.

Policia shqiptare sqaroi se një automjet tip “Benz” ka përplasur shtetasin V.B., dhe djalin e tij të mitur. Fëmija ka ndërruar jetë më pas në spital.

“Më datë 06.01.2024, në rrugën Fushë Krujë-Tiranë, në fshatin Tapizë, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. B., ka aksidentuar shtetasin V. B., dhe fëmijën e tij të mitur 4 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti, 4-vjeçari ka ndërruar jetë në spital. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë shqiptare.

Lexo edhe:  Trepça vazhdon largimin e punëtorëve, disa po i dërgon edhe në Polici për keqperdorim të pozitës zyrtare