Gruaja në Deçan e çon burrin në Polici, ankohet se po i shkakton dhunë psikike

Mungesa e hetimeve që çojnë në zgjidhjen e rasteve të dhunës, dënimet e ulëta nga Gjykatat, si dhe mosreagimi i duhur nga ana e Policisë, shpesh janë vlerësuar si disa nga faktorët që po ndikojnë në rritjen e numrit të rasteve të dhunës në familje. Gratë, si viktimat më të shpeshta frikësohen t’i denoncojnë bashkëshortët, çka i shtynë ata që ta përsërisin veprën e njëjtë.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar dje një grua në fshatin Pobergjë të Deçanit, e cila ka denoncuar bashkëshortin e saj.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se viktima është ankuar se i shoqi ka shkaktuar dhunë psikike ndaj saj.

Si rezultat i denoncimit, 53-vjeçari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Prokuroria e vërteton, eshtrat e gjetura janë të Bedri Rexhepit