Raiffeisen Bank njofton klientët për shtrenjtim të kredive
Të gjithë klientët që kanë kredi në njërën nga bankat në Kosovë do të përballen me shtrenjtim.
Bëhet fjalë për Raifeissen Bank, shkruan Front Online.
Një konsumator që ka kredi në këtë bankë ka treguar edhe mesazhin që i është dërguar nga banka në fjalë.
“Ju njoftojmë se norma e interesit për asetin e financuar me Lizing do të ndryshojë, ndryshimi do të reflektohet dukem filluar nga këstet e muajit shtator. Ky ndryhsim vjen si pasojë e rritjes së normës në EURIBOR-it në tregun evropian. Ditëve ën vijim do të e pranoni planin e ri të amortizimit me ndryshimet e reflektuara”, thuhet në mesazhin që banka i ka dërguar klientit të saj.
I njëjti i cili ka kredi ekzistuese, sipas normave të reja të interesit kredia i shtrenjtohet 220 euro në vit.