38-vjeçari s’e lë rehat ish-bashkëshorten, e rrah në mes të lokalit në Prishtinë

Ka shumë raste kur gratë kosovare nuk ‘shpëtojnë’ nga problemet edhe pse zgjedhin që të shkurorëzohen e të ndajnë rrugët me bashkëshortët e tyre, të cilët u shkaktojnë telashe. Edhe pas ndarjes, shumë nga ta nuk i lënë rehat ish-partneret e tyre.

Me një situatë të tillë është përballur një 25-vjeçare te enjten pas mesnate në një lokal në Prishtinë, e cila ka denoncuar rastin në Polici.

Burimet brenda Prokurorisë kanë zbardhur detaje nga dëshmia e viktimës, e cila ka deklaruar se derisa ishte duke qëndruar në lokal, ish-bashkëshorti e ka sulmuar fizikisht dhe si pasojë ka marrë lëndime trupore.

25-vjeçarja ka kërkuar ndihmë mjekësore, ndërkohë që i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që 38-vjeçari të hetohet në liri për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Vazhdon tmerri nga 2 eurot false, klienti i BKT-së deponon mbi 600 euro të falsifikuara