Pamje të reja: Politikani serb që u rrah nga BIA dërgohet në burg, avokati thotë se është në rrezik për jetën

Avokati serb Cedomir Stojkoviq ka publikuar pamje të reja të politikanit Nikola Sanduloviq, i cili është arrestuar dhe pastaj është rrahur brutalisht nga BIA serbe, për shkak se nderoi rënien e komandantit legjendar Adem Jashari.

Sipas tij, video është bërë menjëherë pas momentit kur gjendja shëndetësore e Nikola Sanduloviqit është përkeqësuar pas rrahjeve që mori nga BIA.

“Video nga Qendra Emergjente e spitalit të Beogradit në Burgun Qendror, me urdhër të prokurorit publik të Nishit, në momentin kur jeta e Nikolës është në rrezik. Ai përfundoi në spital në këtë gjendje të keqe, sepse pjesëtarët e sigurimit serb e kishin rrahur dy ditë më parë në ndërtesën e BIA-s për të njëjtën arsye, sepse vendosi lule mbi varret e shqiptarëve në Kosovë”, tha ai.

Lexo edhe:  Thaçi, Veseli e Selimi s’kanë komunikuar me familjarët që nga e diela – ankohet mbrojtja