Babai në Obiliq rrah dhe maltreton djalin e tij të mitur, shpallet në kërkim policor

Jo rrallëherë fëmijët keqtrajtohen nga prindërit e tyre. Në shumicën e këtyre rasteve, viktima janë të miturit, ndaj të cilëve ushtrohet dhunë fizike e psikike. Për një rast të tillë, që ka ndodhur në fshatin Plemetin të Obiliqit, Prokuroria ka nisur hetimet, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se një djalë 15-vjeçar ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se babai i tij ushtron dhunë ndaj tij në mënyrë të vazhdueshme.

Si rezultat i denoncimit njësitë policore kanë marrë veprimet e menjëhershme hetimore, mirëpo s’kanë arritur që të arrestojnë të dyshuarin, pasi i njëjti ndodhet në arrati dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.

Lexo edhe:  Qytetarët pro tërheqjes së Trustit, presin të fitojnë ‘betejen’ në kuvend