Varësia nga droga: Policia e kap në flagrancë me ekstazi një 31-vjeçar te Hotel Grand në Prishtinë
Varësia nga droga në Kosovë sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike. Një rast i tillë është zbuluar edhe gjatë ditës së djeshme te hotel Grandi në qendër të Prishtinës.
Sinjali mëson se gjatë patrullimit të Policisë është ndaluar një person, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.
Me rastin e kontrollit policor, te i dyshuari, 31-vjeçar, zyrtarët policorë kanë gjetur një sasi të substancës narkotike, të llojit ekstazi.
Për shkak të posedimit drogës, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar për veprën me të cilën ngarkohet.
Pas përfundimit të proceduarve policore, Prokurori ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj tij për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.