Tragjike: Një 37-vjeçar bën vetëvrasje në Prizren, dyshohet se qëlloi veten me kallashnikov

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot, në orët e mbrëmjes në Prizren, ku një person dyshohet se ka bërë vetëvrasje.

Siç mëson Sinjali, bëhet fjalë për një person të moshës rreth 37-vjeçare, i cili i ka dhënë fund jetës, duke e qëlluar veten me kallashnikov.

Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia, me ç’rast kanë gjetur trupin e pajetë dhe armën që dyshohet se është përdorur nga i ndjeri.

Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor, ndërsa trupi do të dërgohet në IML për Obduksion.

Lexo edhe:  “Pinte deri në 9 ekspreso në ditë dhe shumë duhan” flet pronari i “Elidës” vendi ku rrinte shumë Rugova e ku u ngjiz LDK