Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë – Mutivodë, lëndohen shtatë persona
Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë-Mutivodë.
Aksidenti ku të përfshira janë dy automjete, ka ndodhur rreth orës 15:20.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 15:20 kemi pranuar informatën se në rrugën në Prishtinë – Mutivodë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar shtatë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.