Një nga të burgosurit për dhunimin e 11-vjeçares u dërgua sot urgjentisht në spital (VIDEO)

Një prej të dyshuarve për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë, Shkëlqim Kameri është dërguar sot me urgjencë në Spitalin Rajonal të Pejës, për të marrë trajtim mjekësor. Kjo u konfirmua edhe nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, pasi u publikuan pamjet dhe u raportua se i dyshuari tjetër, Ekrem Rexhepi është sulmuar në burg.

Nga SHKK-ja thonë se personi që shihet në videot e shpërndara në media është Kameri.

Pas trajtimit që ka marrë në Spitalin e Pejës, 19-vjeçari është kthyer në qendrën e paraburgimit.

Ndryshe, Kameri është një prej pesë të dyshuarve për dhunimin e 11-vjeçares më 27 gusht. Ai dhe katër të dyshuarit e tjerë ndodhen në paraburgim, tre prej të cilëve janë të mitur.

Lexo edhe:  “30 herë më kanë kafshuar, 200 mushkonja i kam mbytë”, prishtinasi tërë natën lufton me insekte