Arrestohen gjashtë persona në Pejë, dyshohen se u rrahën mes vete

Policia e Kosovës (PK) njofton se janë arrestuar gjashtë persona në Pejë pasi dyshohen se u rrahën mes vete shkaku i një mosmarrëveshje.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 12:30 dhe është iniciuar si armëmbajtje pa leje, lëndim i lehtë trupor dhe kanosje, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë, katër prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit prej tyre është gjetur dhe konfiskuar  një  pushkë  me 27 copë fishekë”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se gjashtë të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë ndërguar në mbajtje.

Lexo edhe:  Ky është 34-vjeçari që u dërgua në mbajtje pasi dyshohet se kërcënoi zyrtarin policor në Prishtinë