Kurti bashkë me Bashkim Jasharin vizitojnë ushtarët e Kosovës: Gëzimi i Forcës së Sigurisë i jep siguri e forcë gëzimit të Kosovës në vitin 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci e komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari kanë qëndruar për vizitë në Kazermën “Adem Jashari”, me rastin e ndërrimit të motmoteve.

Kurti, potencoi se gëzimi i Forcës së Sigurisë i jep siguri e forcë gëzimit të Kosovës në vitin 2024.

“Nga Kazerma “Adem Jashari”, te ushtarë e oficerë kujdestarë, me Ministrin e Mbrojtjes Ejupin dhe Komandantin e Ushtrisë Bashkimin, gëzimi i Forcës së Sigurisë i jep siguri e forcë gëzimit të Kosovës në vitin 2024. Ju dëshiroj të gjithëve ngado që jeni shëndet e lumturi, suksese e mbarësi për çdo ditë gjatë Vitit të Ri!”, shkroi Kurti

Lexo edhe:  Kërcënoi me kaçavidë policët e trafikut, ky është 21-vjeçari që u arrestua në rrugën ‘Agim Ramadani’