Aksident i rëndë në Durrës: Vetura bie në kanal, vdes një person

Një aksident i rëndë raporotohet të ketë ndodhur në Durrës, ku një person ka humbur jetën.

Mësohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollon dhe ka përfunduar në kanal. Sipas informacioneve të fundit nga policia, drejtuesi i automjetit ka vdekur.

Siç shihet edhe nga pamjet në vendin e ngjarjes kanë mbërritur njësiti i Policisës së shtetit dhe ambulanca.

Pas ndërhyrjes së autoriteteve është bërë e mundur nxjerrja e automjetit nga kanali, ndërsa në zonë është vendosur perimetri i sigurisë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Lexo edhe:  Dy të vdekur nga goditja e trenit në Klinë, policia thotë se drejtuesi i veturës nuk ishte ndaluar mbi hekurudhë