Osmani – ushtarëve të rinj: Jam krenare që jeni trashëgimtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në ceremoninë e certifikimit të ushtarëve të rinj të Forcës së Sigurisë të Kosovës, ka thënë se është krenari që ata do të jenë trashëgimtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ndjehem e lumtur që në këtë ceremoni të veçantë ndajmë së bashku emocionet e festës dhe kurorëzimit të suksesit të madh të 325 djemve e vajzave tona të gjeneratës 2023 të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Të dashur ushtarë jam krenare që sot do të mbani uniformën e forcave tona jam krenare që jeni trashëgimtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Osmani, njofton Klan Kosova.

“Duke filluar rrugëtimin tuaj me plot sfida në mbrojtjen e atdheut tonë të dashur republikës së Kosovës, ju duke përvetësuar mësime dhe trajnime jeni formësuar dhe zhvilluar në ushtarak dhe karakter që përvetësojnë idealet e shenjta të detyrës nderit dhe atdheut, të ndërlidhura me vlerat dhe standardet me të larta të ushtarakëve të vendeve anëtare të NATO-s”.

“Përmes programit ushtarak keni rrënjosur kompetencat themelore ushtarake të nevojshme për të fituar betejat në një rajon e një botë me sfida komplekse”.

“Nga sot do të betoheni për besnikëri ndaj detyrës dhe do t’i bashkëngjiteni korpusit të ushtarëve të tjerë që i shërbejnë atdheut”.

Lexo edhe:  Suspendohet polici i gjeneratës së 60 në Gjakovë, dyshohet se i pengoi kolegët për t’ia arrestuar vëllain