Roboti në fabrikën e Teslas del jashtë funksionit dhe e sulmon një inxhinier

Një inxhinier i Teslas është goditur nga një robot, i cili doli jashtë funksioneve të tij të zakonshme në fabrikën e kompanisë Giga Texas pranë Austin.

Dy dëshmitarë panë të tmerruar ngjarjen teksa inxhinieri u sulmua nga roboti që shërbente për të lëvizur pjesë alumini të makinave.

Roboti mbërtheu inxhinierin, duke i ngulur krahët në shpinë. “Daily Mail” ka zbuluar se kjo ngjarje e rëndë e shkaktuar nga roboti ka ndodhur në vitin 2021, ndërsa asnjë ngjarje tjetër e ngjashme nuk është raportuar në raportet e Teslas deri në fund të vitit 2022.

Aksidentet e shkaktuara për shkak të bashkëpunimit me pajisjet robotike në kompanitë e mëdha, por edhe automjetet pa shofer, kanë bërë që shumë të ngrenë pikëpyetje për përdorimin e teknologjisë në këtë fazë të saj.

Lexo edhe:  “Pse ma ke zënë rrugën..”/ Rrahje brutale mes anëtarëve të dy familjeve në Rahovec, pesë të arrestuar