“Albini në Norvegji e Vjosa në Australi”, qytetari thotë se në rast lufte krerët e shtetit do t’ia mbathnin

Deklaratat e kryeministrit Albin Kurti se sulmi i Banjskës mund të përsëritet, u komentuan të martën nga qytetarët.

Njëri prej tyre tha se Kosova s’ka kapacitete për luftë, madje, deklaroi se kryeministri e presidentja do ta lëshonin vendin.

“Po çfarë kapaciteti me dur në xhepa, veç duhet me ikë sa të mujna. Po çfarë rinie, ata më 1 janar po ikin krejt. Kush do me luftu? Albin Kurti shkon në Norvegji, atje e ka qikën e grun. Vjosa shkon në Australi, atje shpinë e ka. Kush met këtu, fukaraja i shkretë”, tha ai.


E dikush tjetër deklaroi se Kurti e ka seriozisht dhe sa ai duhet të shihet si shembull.

“Albini është njëri prej njerëzve që e ka përjetu luftën, e ka përjetu edhe burgun, të këqijat e burgut. E kanë shkatërru t’u e rrah po nuk është dorëzu. Na duhet me pa si shembull. Adem Jasharin edhe Albin Kurtin, edhe pse disa po mundohen me anashkalu. Gjithmonë ka qenë me Adem Demaçin…Ai tash nuk do me pa popullin e vet me shku si ‘qeni në rrush’”, tha ai.

Lexo edhe:  Ky është i dyshuari që e goditi me veturë 50-vjeçarin në Prizren, viktima vdiq në QKUK