Tërhiqen trupat e pajetë të çiftit që vdiqën në bjeshkët e Junikut

Dita e sotme ishte e kobshme për familjen Tofaj nga Juniku. Pronari i fabrikës “Juniku”, Mic Tofaj dhe bashkëshortja e tij u gjetën të vdekur në një shtëpi banimi, në rrethana akoma të paqarta, raporton Gazeta Sinjali.

Tashmë janë tërhequr trupat e pajetë të viktimave, të cilët humbën jetën në bjeshkët e Junikut.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Sapo janë tërhequr trupat e pajetë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, me urdhër të Prokurorisë do të bëjnë edhe autopsinë. Në vendin e ngjarjes ka ende hetues policor dhe bashkë me prokurorin e krimeve të rënda janë duke kryer ekzaminimet e nevojshme”.

“Dyshimet e para janë se ka pasur një shpërthim dhe nga asfiksia të njëjtit kanë ndërruar jetë”, ka deklaruar Nikçi.

Lexo edhe:  Peja tronditet nga një rast tjetër, një 8 vjeçar bie nga kati i tretë