Komandanti i Njësisë Speciale, Amir Gërguri bashkë koleg nuk e harrojnë Mazllumin, policin në karrocë invalidore
Mazllum Bajraktari njëri nga policët e njësive special i cili për vite me radhë jeton në karrocë invalidore nuk është harruar nga kolegët natën e vitit të ri.
Në fotografi të postuara nga eprorët e njësive speciale janë postuar momente nga vizita e këtyre të fundit në familjen Bajraktari, shkruan Jepi zë
Bajraktari është lënduar në punë pasi makina e policisë ishte rrokullisur në afërsi të liqenit të Badovcit.Ngjarja kishte ndodhur në shkurt të viti 2007 ndërsa që nga ajo kohë Bajraktari është shëndrruar në një simbol të policit i cili edhe përkundër problemeve shëndetësore vazhdon punën.
Postimi i plotë i nga Gërguri:
Vizita tek shoku jonë Mazllumi, është e veçantë sepse çdo moment që ndajmë me të, sjell një atmosferë të veçantë dhe kujtime të paharrueshme.
Ne e admirojme për forcën dhe guximin e tij. Ne, ashtu siç i kemi premtuar, jemi me të në çdo hap, edhe për festa e gëzime, e edhe për halle.
Mazllumi është një burrë dhe polic i jashtëzakonshëm, dhe ne kemi kënaqësinë që kemi një shok si ky, në jetën tonë.
Gëzuar për vitin qe po hyjmë, 2024!