Malishevë: 45-vjeçari i dehur ushtron dhunë ndaj familjarëve, vajza kapet me të dhe e çon në Polici

Numri i rasteve të dhunës në vendin tonë është në rritje çdo ditë e më shumë. Të shpeshta janë rastet kur i dyshuar kryesor për dhunë në familje, është kryefamiljari.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në një familje në fshatin Tërpezë e Poshtme në Malishevë, ku një vajzë është futur në sherr me babanë e saj, pas një konflikti verbal që kanë pasur.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se zënka mes tyre ka nisur pasi 45-vjeçari dyshohet se ishte kthyer në gjendje të dehur në shtëpi dhe ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve.

Bazuar në dëshminë e vajzës, raste të tilla janë mjaft të shpeshta në familjen e tyre, prandaj ka vendosur që këtë herë ta raportojë atë që kishte ndodhur.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  102 të vdekur nga aksidentet në trafik