Tentohet të rrëmbehet një person në Vushtrri, kjo është arsyeja

Një tentim rrëmbimi raportohet të ketë ndodhur dje në Vushtrri.

Disa persona ia kanë bllokuar rrugën me automjete një personi, dhe se kishin tentuar ta fusin në automjetin e tyre.

Rasti thuhet të ketë ndodhur për shkak të një borxhi.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas shkëmbimit të disa mesazheve me të dyshuarin mashkull kosovar – rreth një borxhi dhe derisa ishte me veturë në lëvizje, tri automjete i kanë bllokuar rrugë dhe nga ato janë dal disa persona të cilët duke e sulmua fizikisht janë munduar ta fusin në veturën e tyre, por në pamundësi janë larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti është në procedurë hetimore.

Lexo edhe:  Në Mitrovicë shfaqet gjarpëri më helmues në Evropë