Guaja shtatzënë në Vushtrri humb dy binjakët e saj ende pa lindur – u godit nga vetura
Dy ditë më parë një aksident i rëndë ka ndodhur në Vushtrri ku një person nga pakujdesia godet një grua shtatzënë.
Në raportin e ri 24 orësh policia njofton se gruaja shtatzënë ka humbur binjakët që po priste derisa dhe ajo vetë është në gjendje të rëndë.
I dyshuari është arrestuar.
Njoftimi i plotë i policisë:
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME – FATALITET
Vushtrri 22.12.2023-17:00. Me 23.12.2023 është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka goditur viktimën femër kosovare-këmbësore, e cila ishte shtatzënë. Dyshohet se viktima ka humbur binjakët e saj ende pa lindur, ndërsa sipas mjekëve vet viktima është në gjendje të rëndë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.