Telashe mes çiftit në Gjakovë, burri e rrah bashkëshorten

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.

Në Polici kanë përfunduar së fundi edhe një çift në Gjakovë, pasi gruaja është ankuar ndaj bashkëshortit të saj.

Sinjali mëson se pas një konflikti verbal mes tyre, 39-vjeçari ka eskaluar në dhunë fizike, duke e goditur bashkëshorten e tij.

Viktima është shprehur se nuk ndihet e sigurt në afërsi të bashkëshortit dhe ka kërkuar që të pajiset me urdhër të mbrojtjes nga Gjykata.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje si i dyshuar për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  “E palogjikshme që Thaçi të ketë bërë krime lufte, punoi ngushtë me ndërkombëtarët për t’i ndalur ato”