Mbytja në lumë e Melissës 2-vjeçare në Gjermani: Nisin hetimet ndaj nënës së saj
Është mbytur 2-vjeçarja Melissa, e cila është zhdukur në Bingen që prej të dielës dhe është nxjerrë e pajetë nga lumi Lauchert të martën.
Rezultatet e autopsisë së urdhëruar nga prokuroria publike e Hechingen janë publikuar të enjten nga policia në Ravensburg. Nuk ka prova për dhunë apo përfshirje të palëve të treta në vdekjen e fëmijës.
Ndryshe nga deklaratat fillestare të prindërve, dy vjeçarja ishte veshur jo vetëm me pizhame, por me veshje të përditshme dhe atlete.
Nëna 24-vjeçare Mihaela M. aktualisht po hetohet nën dyshimin për vrasje nga pakujdesia, siç tha prokurori Ronny Stengel për RTL të enjten. Ekziston një supozim se ajo mund të ketë shkelur detyrën e saj të mbikëqyrjes.
Stengel ka theksuar se hetimet për këtë rast ende nuk kanë përfunduar. Aktualisht nuk ka asnjë akuzë ndaj babait Adrian M. Hetuesit besojnë se babai nuk ka qenë i pranishëm në momentin në fjalë. “Ajo kishte çerdhen e saj në katin e parë. Nuk mund të shpjegojmë se si ajo zbriti shkallët vetë,” tha Adrian M. për gazetën Bild të enjten.