Policia e Kosovës largon të gjitha kamerat ilegale në fshatrat serbe
Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë në Gjilan ka larguar të gjitha kamerat ilegale në komunat me shumicë serbe në Komunën e Gjilanit.
Gazeta “Enigma” mëson ekskluzivisht që në mëngjesin e së premtes, prokurori Agron Uka ka dhënë urdhër për t’i larguar kamerat, të cilat dyshohet se janë të kontrolluara nga Beogradi dhe janë të vendosura në fshatrat serbe.
Të shoqëruar nga Policia e Kosovës, punëtort e KEDS-it kanë asistuar në largimin e këtyre kamerave.
Siç mëson Gazeta “Enigma” nuk ka patur rezistence, ose ndonjë problem gjatë largimit të këtyre kamerave.