104 të vdekur në aksidente gjatë këtij viti, paralajmërohet ashpërsim i masave në trafik

Në vitin që po lëmë pas, 104 persona kanë humbur jetën tragjikisht si pasojë e aksidenteve në trafik. Kjo ka alarmuar shtetin, me ç’rast ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka paralajmëruar ashpërsim të masave për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Në një konferencë të përbashkët me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Sveçla ka folur edhe për aksidentin e së shtunës në Prizren, ku tre persona humbën jetën në një aksident gjatë një gare ilegale automobilistike.

Sipas tij, grupi që kishte organizuar atë garë, dy herë nga Policia i ishte parandaluar organizimi i garave të tilla.

Sveçla tha se me ligjin e ri  për rregullat e trafikut rrugor  parashihet dhe do të ketë ashpërsim të masave ndaj shkelësve në komunikacion, ndër të tjera dyfishim të gjobave të  vlerës monetare, dyfishim të afateve kohore të konfiskimit të patentë shoferëve dhe dyfishim të pikëve negative.

Referuar kësaj zyrtarët e trafikut janë pajisur me kamera trupore, ndërsa janë aktivizuar edhe veturat me pajisje inteligjente për evidentimin elektronik për shkeljet në komunikacion. Përkundër të gjitha masave duke marrë shkas nga numri i madh i aksidenteve dhe humbjen e jetëve në komunikacion konsiderojmë ashpërsim të veprimeve tona dhe realizim të tyre pa kompromis. Këto viti kemi humbur 104 qytetarë në aksidente komunikacioni përfshirë edhe këmbësorë. Ne si shoqëri e si shtet nuk kemi qytetarë për të humbur për shkak të pakujdesisë së dikujt apo mosrealizimit të detyrave të zyrtarëve tanë. Ditëve në vijim do të aktivizojmë të gjithë mekanizmat institucional për veprim dhe në reagim. Nuk do të ketë asnjë kompromis ndaj personave që nuk respektojnë rregullat e komunikacionit dhe që me veprimet e tyre shkaktojnë rrezikshmëri e vdekje. Në Kuvendin e Kosovës komisioni për mjedis  bashkë me policinë e Kosovës kanë finalizu amendamentet për plotësim ndryshim të ligjit për rregullat e trafikut rrugë dhe më këtë rast parashihet dhe do të ketë ashpërsim të masave ndaj shkelësve në komunikacion, ndër të tjera dyfishim të gjobave të  vlerës monetare, dyfishim të afateve kohore të konfiskimit të patentë shoferëve dhe dyfishim të pikave negativ. Parashihet që përgjegjësia e shkeljeve në komunikacion të rëndojë mbi pronarin e veturës”, tha ai.

Lexo edhe:  Ky është personi që u gjet i vrarë mbrëmë në Dumnicë