Arrestohet serbi në Jarinjë, nuk posedonte dokumente për qenin që e kishte në veturë
Foto: Arkiv
Një shtetas i Serbisë është arrestuar në pikën kufitare në Jarinjë, pasi që nuk kishte zbatuar urdhrat e policëve që të lironte korsinë e hyrjes.
Ai thuhet se ishte ndaluar dhe nuk i ishte lejuar hyrja në Kosovë, pasi që nuk posedonte dokumente për qenin që kishte në veturë.
Pas interevisitmit ai thuhet se është liruar në procedurë të rregullt.
“PKK. Jarinjë 19.12.2023 – 01:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull serb shtetas i Serbisë pasi që i njëjti nuk ka përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë për të liruar rrugën (në shiritin-hyrës) me veturën e tij në të cilën kishte edhe një kafshë-qen, për të cilin nuk posedonte asnjë dokument dhe i ishte refuzuar hyrja. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.