Vatikani miraton bekimet për çiftet e të njëjtës gjini

Vatikani ka miratuar të hënën një vendim ku priftërinjtë katolikë do të mund të bekojnë çiftet e të njëjtës gjini për aq kohë sa ata nuk janë pjesë e ritualeve ose liturgjive të rregullta të kishës, raportoi Reuters.

Një dokument nga zyra doktrinarë e Vatikanit thotë se bekime të tilla nuk do të legjitimonin situata të parregullta, por do të ishin shenjë që Zoti i mirëpret të gjithë.

Në këtë vendim të miratuar nga Papa Françesku thuhet se priftërinjtë duhet të vendosin rast pas rasti dhe nuk duhet të ndalojnë afërsinë e Kishës me njerëzit në çdo situatë në të cilën ata mund të kërkojnë ndihmën e Zotit nëpërmjet një bekimi të thjeshtë.

Lexo edhe:  Vlorë, gjendet një trup i pajetë anës lumit Vjosa